PS rrëmben Qarkun e Dibrës, Balluku: “Shënuam objektivin 4-0”

Kandidati socialist i Dibrës, Rahim Spahiu ka nisur festimet pasi ka fituar me një diferencë të thellë krahasuar me dy kandidatët e tjerë Ismail Uka (BF) dhe Naim Gazidede (PD).

PS: 67.69%

BF: 27.11%

PD: 5.21%

Ministrja Belinda Balluku e cila është drejtuese e këtij qarku u pa në festime gjithashtu duke falënderuar qytetarët Dibranë dhe qarkut të cilët i besuan partisë që ajo drejton.

Balluku ka theksuar se kanë shënuar objektivin e tyre ‘4 me 0’ për qarkun e Dibrës, pasi të katërta bashkitë u fituan nga socialistët.

Dibër

Mat

Bulqizë

Klos

“Ne e kemi deklaruar praktikisht ky ka qenë dhe objektivi ynë. Zakonisht Partia Socialiste, objektivat i realizon dhe qarku i Dibrës meriton që të ketë vëmendjen totale të Partisë Socialiste dhe të qeverisë shqiptare. Ndërkohë, gjej rastin që të falenderoj këtu nga Dibra, pasi në qytetet e tjera e kemi bërë të gjithë skuadrën e Partisë Socialiste, por jo vetëm, pasi këto vota me ketë diferencë nuk është vetëm e PS.

Sot në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë, janë bashkuar të gjithë ata qytetarë që besojnë se Spahiu është ai që do ta bëj Dibrën më të mirë”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *