PS mbledh Grupin Parlamentar, zbardhen çështjet që u diskutuan!

Ditën e sotme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e Bledi Çuçit.

Mbledhja ka përfunduar dhe janë diskutuar vetëm çështjet sa i takojnë rendit të ditës në seancën plenare të ditës së enjtes. Çështje tjetër që është diskutuar është ajo e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Sipas burimeve, disa prej deputetëve kanë ngritur si problem çështjen e Kadastrës, investime në infrastruktura në disa zona si dhe çështja e pensioneve që është shumë e ulët.

Çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve, nuk është diskutuar. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *