PS fiton edhe Rrogozhinën, reagon Veliaj

Edison Memolla i Partisë Socialiste triumfoi ndaj Shkëlqim Hoxhës, i “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Rrogozhinës.

Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm për 23 vota më pak.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj siguron se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste” – shkruan Veliaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *