“Provimi i matematikës ishte i vështirë”, maturantët në të gjithë vendin ngrihen në protestë: Jemi shumë të zhgënjyer

Maturantë në të gjithë Shqipërinë kanë protestuar sot për rivlerësimin e pikëve të provimeve të maturës. Nxënës të shumtë në Korçë kanë protestuar te drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar Korçë.

Nxënësit thanë se prej një viti pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online dhe më pak të alternuar, ndaj dhe për këtë arsye ata kanë pritur një test tjetër jo vetëm në lëndën e matematikës, por edhe në provimet e tjera të maturës shtetërore. Pjesa më e madhe e tyre mes lotëve kanë shprehur indinjatën e tyre pasi iu rrezikohet kërkesa që ata kanë për të shkuar në programet e kërkuara prej tyre.

Maturantë të shumtë kanë protestuar dhe në qytetin e Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës dhe Durrësit. Maturantët në Elbasan janë mbledhur te sheshi qendror, ndërsa ata në Fier protestuan para drejtorisë arsimore.

Të gjithë kërkonin të njëjtën gjë, rishikim të pikëve pasi sipas tyre pyetjet në provimin e matëmatikës nuk ishin hasur asnjëherë ne programet mësimore ne tre vitet e gjimnazit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *