Protesta e pazakontë e deputetit Sula, derdh qumështin në shkallët e Parlamentit!

Ka nisur me tensione kjo e enjte lidhur me zhvillimet politike, ku opozita ka paralajmëruar protestë për dosjen 5D ndërsa në Kuvend do të diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Deputeti Dashnor Sula para nisjes së seancës në hyrje të Kuvendit ka derdhur disa litra qumësht në shenjë revolte, duke u shprehur:

“Milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim. Është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, ministrisë së bujqësisë që të kthejnë sytë nga fshati sepse janë në pikën e hallit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *