Profil i paautorizuar i Holta Zaçaj/ Kush është kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, nga katapultimi si anëtare e GJK, tek legalizimi i një objekti që nuk ekziston dhe lidhja me Samir Manen

Jetëshkrimi i anëtares së sapo zgjedhur të Kushtetueses Holta Zaçaj është i paqartë nëse i plotëson kriteret për të qenë në krye të Gjykatës.

Kriteret janë të qarta në këtë pikë. Por, ajo që është e paqartë nga jetëshkrimi i anëtares së sapo zgjedhur të Kushtetueses, Holta Zaçaj është nëse i plotëson apo jo.

Në jetëshkrimin e dorëzuar prej saj në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Zaçaj nuk saktëson me data konkrete përvojat e saj si lektore, juriste e nivelit ë lartë, apo avokate. Nga një vështrim i përgjithshëm i jetëshkrimit krijohet përshtypja që ajo e plotëson kriterin e vjetërsisë prej 15 vitesh, sipas kriterit të vendosur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo deklaron se në 2008-2009 ka trajnuar gjyqtarë dhe prokurorë për zbatimin e Kodit të Familjes, atij civil dhe të procedurave civile nga një këndvështrim i të drejtave të fëmijëve pranë Shkollës së Magjistraturës.

Më tej, deklaron një sërë përvojash në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë si avokate e juriste e nivelit të lartë.

Por, megjithëse në jetëshkrim thuhet se ka ushtruar profesionin e avokates prej vitesh, në sistemin e tatimeve rezulton se Holta Zaçaj nuk ka derdhur asnjë kontribut në formë taksimi për profesionin e ushtruar.

Edhe në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, nëse kërkohet me emrin e Holta Zaçajt nuk rezulton asnjë aktivitet i regjistruar me NIPT që të përforcojë përvojën e saj si avokate.

Si i parashikon ligji kriteret?

Ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përcakton në nenin 7 të tij kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u zgjedhur anëtare të kësaj gjykate.Në pikën 2 të nenit 7 fraksion A, ligji thotë se mes kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët të jetë edhe përvoja në punë jo më pak se 15 vite gjyqtar, prokuror, avokat, profesor, ose lektor i së drejtës, apo jurist i nivelit të lartë në administratën publike.

Holta Zaçaj ndikon përvetëson një pronë në zemër të bllokut

Arjana Fullani, anëtare e Gjykatës se Lartë dhe Ivi Kaso, ish- Inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zemër të ish-Bllokut në Tiranë, aty ku më parë ka qenë restorant Berlini.
Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetë deklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte. Sipas origjinës se pronës së përfituar, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katror, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë.
Pas kësaj, në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizmin, por Adriana Fullani, Ivi Kaso dhe Holta Zaçe.

Vetë deklarimi për legalizim në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Po ashtu, dhe hipotekimi në kohë rekord i saj.

Prokuroria është e lutur të hetojë procedurën e legalizimit të këtij trualli, i cili në momentin e legalizimit ka qenë thjesht sipërfaqe e lirë dhe mënyrën se si prona ka përfunduar tek një gjykatëse e Gjykatës së Lartë dhe koka e “antikorrupsionit” të Berishës.

Por si arriti Holta të katapultohej në pozicione kyçe?

Askush nuk e di përse Holta Zaçaj që punën më të rëndësishme të jetës ka shërbimin ndaj interesave të një banke greke, doli nga “hici” dhe brenda një muaji u vendos në majën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

Drejtore e interesave imobiliare në Alpha Bank, për pesë vjet deri sa banka u shit. Zaçaj ishte shoqja e ngushtë e Arjana Fullanit, ish gjyqtares se Gjykatës së Lartë.

Plarent Kotherja, albitri i njohur i futbollit, sot shef i sektorit të gjyqtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, është bashkëshorti i parë i Holta Zaçaj, me të cilin ka edhe një djalë që jeton në Itali.

Holta përfitoi nënshtetësinë italiane, pasi u martua me Plarentin. Ky e kishte këtë shtetësi prej nënës së tij italiane.

“Erion Duraj është burri i dytë i kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është martuar në vitin 2015 dhe ka një vajzë. Duraj disa vite më i ri ka qenë drejtori ekzekutiv i “Abchrome”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *