Probleme të përsëritura e teste të dështuara për maturantët, deputetja e PD-së thirrje ministres Kushi: Të rishikohet…

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me provimin e biologjisë për maturën shtetërore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhupa problemet e përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, kanë bërë që të kemi model të testeve të dështuara.

Zhupa shprehet se askush nuk mban përgjegjësi për testet e hartuara pa cilësi, ndaj dhe njofton se ditën e hënë në orën 16:00 maturantët do të protestojnë sërish.

Statusi i plotë:

Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për ti zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!

▪️Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

▪️Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standardi, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

▪️Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi,  hartimi e tezave me përgjegjësi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërish.

I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:

? Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.

? Të rishikohet çelësi i provimit, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.

?Të ndryshojnë kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.

? Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturantët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *