Prishtinë/ Shkëputet ashensori në një pallat, 6 persona të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum. Policia njofton se të lënduarat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasojë e një ashensori i cili ka rënë në një ndertesë nga kati i dytë në bodrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *