Fier/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me ullinj, flakët vijojnë përhapjen për shkak të erës së fortë

Një zonë me ullinj në kodrat e Roskovecit, pranë qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa në terren kanë mbërritur edhe efektivët e reparteve zjarrfikëse të Roskovecit, Patosit e Fierit.

Zjarri vijon të përparojë në lartësi të kodrës ndërsa flakët po avancojnë edhe për shkak të erë së vazhdueshme.

Forcave zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që deri më tani ka prekur një pjesë të mirë të kodrës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *