Prindërit lënë fëmijën vetëm në shtëpi, vogëlushi 2-vjeçar del jashtë dhe ndërron jetë nga i ftohti

Një fëmijë dy vjeçar nuk ia doli dot në Vorderweissenbach, një komunë e vogël austriake, në rrethana ende për t’u sqaruar.

Sipas informacioneve fillestare (por hetimi do të duhet të zbardhë rastin), prindërit e fëmijës e kishin kaluar mbrëmjen e djeshme me fqinjët duke e lënë fëmijën në shtëpi. Ata mund ta kishin kontrolluar fëmijën me monitorin e bebeve, por (nga sa u mësua më vonë) nuk funksiononte.

Fëmija kishte dalë fshehurazi nga shtëpia me pizhame në një temperaturë prej -10 °, ndoshta duke kërkuar babanë dhe nënën e tij.

Prindërit e kuptuan vetëm në orët e para të mëngjesit se djali i tyre nuk ishte në dhomën e tij. Në kohën kur erdhi ndihma, ishte tepër vonë. Mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar fëmijën e gjetur në gjendje hipotermie.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *