“Prindërit janë të ndarë, nuk flas me babain”, Jasmina e “Për’puthen” flet për jetën e saj

Jasmina Kadriu tashmë është jashtë “Për’puthen”, por ende vijon të shkaktojë zhurmë. Ndryshe nga sa e kemi parë çdo ditë në emision, në kërkim të dashurisë, ajo ka ndarë me publikun edhe një pjesë të errët të jetës së saj.

E ftuar në “Glamour Zone”, Jasmina tha se prindërit i janë divorcuar që kur ka qenë e vogël, dhe se ajo nuk ka kontakte me të atin.

“Fëmijërinë e kam pasur të lumtur, por sakrificat i ka bërë time më dhe familja e mamit. Por sakrificat nuk kanë munguar.

Prindërit janë divorcuar që kur unë kam qenë 3 vjeç, dhe që nga ai moment janë përgjigjur dajat dhe gjyshërit. Nuk kam pasur ndonjëherë kontakte me babain tim. Në moment që jam rritur me atë lloj mungese, mund të shkojë tërë jetën ashtu dhe se kam problem”, tha Jasmina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *