Pretendoi se janë në finale prej tij, Dea-Luizit: Përse nuk dërgove Kiarën?

Banorët e “Big Brother Vip 2” e kanë nisur ditën e sotme duke diskutuar në lidhje me mënyrën sesi kanë mbërritur deri në finale.

Sipas Luizit, Efi dhe Kristi erdhën në finale, si pasojë e ndikimit të tij dhe e situatave që ai ka krijuar gjatë kësaj kohe, duke i përfshirë ata të dy.

Këtë bisedë ai po e bënte me Deamishel, ndërsa kjo e fundit tha se Efi dhe Kristi kanë mbërritur me forcat e tyre deri në finale.

Madje ajo e pyeti Luizin se përse ai nuk zgjodhi të merrte Kiarën në finale, por ai tha se Kiara nuk kishte dëshirë të vinte, ndaj ai zgjodhi Kristin dhe Efin, sepse ata të dy e meritojnë.

Sa i përket lojës së Luizit, Dea tha se sjellja e tij brenda në shtëpi, reflekton sjelljen jashtë shtëpisë. Ky i fundit u shpreh se çdo situatë dhe sjellje brenda në shtëpi është në kudër të lojës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *