Presidenti i Kinës paralajmëron shefat e sigurisë kombëtare “për më të keqen”

Presidenti i Kinës Xi Jinping u ka bërë thirrje zyrtarëve të tij të lartë të sigurisë kombëtare që të mendojnë për “skenarin më të keq” dhe të përgatiten për “dete të stuhishme”. Kjo pasi Partia Komuniste në pushtet rrit përpjekjet për t’u marrë me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme.

“Kompleksiteti dhe vështirësia e çështjeve të sigurisë kombëtare me të cilat po përballemi tani janë rritur ndjeshëm. Duhet të mbajmë parasysh skenarin më të keq të mundshëm dhe të jemi të përgatitur për t’u përballur me sfida të mëdha nga erërat e forta dhe dallgët dhe madje edhe detet e rrezikshme me stuhi,”-tha Xi Jinping të martën në një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të partisë. Lajmin e bwri agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Xi, një nga udhëheqësit më të fuqishëm të Kinës në dekada, po përdor direktiva të tilla gjithnjë e më shpesh në një kohë trazirash gjeopolitike ndërkombëtare dhe disa çështjeve të Kinës me SHBA-në, por edhe me BE-në.

Sipas Xi për “sigurinë gjithëpërfshirëse kombëtare”, Kina ka prezantuar një sërë ligjesh për ta mbrojtur atë nga kërcënimet si kundër-terrorizmi, spiunazhi, siguria kibernetike, organizatat e huaja joqeveritare, inteligjenca kombëtare dhe siguria e të dhënave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *