President i çmendur, shoqëri e çmendur, politikë e çmendur. Të gjithë jemi çmendur!

Nga: Ardit Kërtusha

Ngjarjet e fundit në vendin tonë përafrohen bindshëm me filmat hollivudian të zhanrit triller, ku një vend i çmendur drejtohet nga njerëz të çmendur.

Dikush me te drejtë mund të thotë: Që pse kaq nota pesimiste në këtë shkrim? Por të detyruar nga realiteti që na rrethon, është e pamundur të jemi ndryshe. E turpshme seç shohim dhe ç ‘dëgjojmë çdo dite në filmin me titullin Shqipëri.

Një president grotesk që lufton me mullinjtë e erës, me armiq hipotetik dhe jo ekzistent në mbrojte të ”Dulqinës së Tobozës”, dmth FRD -së së Shehut Sali. Një anomali e turpshme me personazh kryesor presidentin, Shehun e madh Sali dhe një personazh negativ Rojen e Derës të cilët regjizorët e hiperbolizojnë si disa banditë të veshur me uniformë.

Banditë të kujt? Të rrogës mjerane për 45 mijë lekësh në muaj dhe të kujt uniforme? Të asaj të një policie të zakonshme bashkie të përdhosur dhe të sulmuar kahershëm. Një film i shëmtuar për një vend kaq të bukur!

Diku në një shkrim të një analisti me zë lexova titullin: Meta nuk ë shtë i çmendur, por shejtan budalla.
Pra kemi afro 20 e kusur vite që drejtohemi nga një budalla qe nuk është i çmendur!

A ka më të çmendur se ne të cilët i besuam fatet e vendit tonë një budallai 28 vjeçar duke e berë kryeministë r pa librezë pune, më pas i besuam një mori postesh ministrore dhe zv.kryministri dhe akoma me keq, çmendina jonë e bëri kryeparlamentar dhe deri President të Republikës. Pra; më thoni të dashur bashkëkombas, a ka me të çmendur se ne? Vazhdojme akoma votojmë, besojmë, dëgjojmë klasën me të çmendur politike që ky vend ka parë që nga krijimi i tij.

Sa për presidentin, të gjithë palët politike në një moment të caktuar, kur ja kanë pasur nevojën, i kanë thurur lavde pafund. Tani gjithkush pozicionohet sa më larg tij, pë r të na treguar ne se ato nuk janë të çmendur si ky. Dhe të vetmit që i thurin lavde tij janë disa bejteçi të paguar!

Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm se sa të presim fundin e tyre dhe tonin biologjik për të mos qenë më pjesë e kesaj marrëzie. Ose vetëm të buzeqeshim si ”Nastradini”, me shpresë që një dite do të dali pë rsë ri diell për vendin tonë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *