“Prani e ngricave në rrugë, temperatura në -3°C”, situata në të gjithë territorin e vendit

Ditën e premte, në vend do të vijnë në qarkullim masa ajrore të qendrueshme. Moti përgjithësisht do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë maleve. Në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohshme, ndërsa në zonat malore prani e ngricave në rrugë, për shkak të temperaturave negative. Era do të fryjë veriperëndim-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 8°C

zonat e ulëta 3°C deri në 17°C

zonat bregdetare 4°C deri në 17°C

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *