Porta e shkatërruar, dëmtohet mjeti i parkuar. Pamjet nga shpërthimi me lëndë plasëse në banesën në Shkodër!

Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të hënë në banesën e 62-vjeçares Frida Sala, në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e banesës, në lagjen “Tom Kola”, rreth orës 03:40.

Bëhet me dije se autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me motor pasi ka hedhur lëndën plasëse në banesën e 62-vjeçares. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *