Politikë Kuvendi vendos sot nëse do dërgojë mandatin e Xhaçkës në ‘Kushtetuese’!

Kuvendi do të dalë ditën e sotme me një vendim mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, nëse do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo pikë e rendit të ditës pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Partia Socialiste ende nuk e ka bërë publik qëndrimin që do mbajë mbi mandatin e Xhaçkës, duke qenë se në Konferencën e Kryetarëve nuk u dol me një vendim. Nga ana tjetër, deri më tani në Kuvend është depozituar vetëm raporti i opozitës, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim. PS deklaroi se do të përgatisë një raport deri të mërkurën, që pritet të prezantohet sot. Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Ditën e sotme do të kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Po ashtu në rend dite janë futur edhe kërkesat e institucioneve të vettingut për rritje page.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *