Politikani serb lëshon deklaratën e fortë: Kosova s’është Serbi!

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nëse do arrinte të njihte Kosovën si shtet të pavarur, do të merrte çmimin ‘Nobel’ për paqe. “Nëse do ta njohja Kosovën, do të merrja çmimin Nobel. Kam marrë Urdhrin e Vladimir Putinit. Unë jam i vetmi president që kam marrë Urdhrin e Kishës Ortodokse Serbe”. Por përkundër qëndrimeve kundër të Vuçiç, politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak, ka dhënë një deklaratë ‘bombë’. Sipas tij, Kosova s’është pjesë e Serbisë.

“Si mund të mos jepni diçka që nuk është e juaja edhe ashtu? Nëse Kosova është Serbi, përpiquni të shkoni në Kosovë dhe do të shihni se sa është pjesë e Serbisë”, tha Çanak.

“Boris Tadiq është shoku im dhe një njeri me të cilin kurrë nuk kam rënë dakord për një numër gjërash, dhe ai i di shumë mirë ato. Por meqenëse premtova të mbaj shumicën në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, në mënyrë që të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet të mos vijnë, ne, me pesë deputetë që ishin vendimtar për ruajtjen e shumicës parlamentare, pa asnjë vend në qeveri, ishin në një pozicion për katër vjet dhe unë nuk mund të përfshihem as në komisionet parlamentare. Ne e shpëtuam atë”, deklaroi Çanak. Ai shtoi se roli i bojkotuesve është të shpikin se ata do të zgjidhin problemin e Kosovës, “sepse ata nuk do të heqin dorë nga ajo”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *