Policia e Tiranës sqaron sherrin e dy të rinjve tek “Rruga e Kavajës”

Blutë e Tiranës kanë zbuluar detajet lidhur me konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri.

Në njoftimin zyrtar thuhet se për motive ende të paqarta, shtetasi R. L., është konfliktuar me shtetasin A. M.

Ky i fundit është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa shtetasi R. L., është larguar nga vendngjarja me një mjet.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 22:10, në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta shtetasi R. L është konfliktuar me shtetasin A. M. Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa shtetasi R. L., është larguar menjeherë nga vendngjarja me një mjet. Punohet për kapjen e shtetasit R. L, me qëllimin zgjidhjen e konfliktit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *