Policia e Shtetit ndan urimin për 110-vjetorin e Pavarësisë: Efektivët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit

Policia e Shtetit ka uruar ditën e sotme qytetarët shqiptarë në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, punonjësit e Policisë së Shtetit, shkruajnë se janë garantë të denjë dhe qytetarë të cilët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit.

Njoftimi i policisë:

Punonjësit e Policisë së Shtetit, betuar për Flamurin Kombëtar dhe në shërbim në çdo skaj të Shqipërisë, janë garantë të denjë dhe qytetarët të cilët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit.

Efektivët e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, me të cilët qytetarët shkëmbejnë çdo ditë besim, përkushtim, respekt dhe përgjegjshmëri, Ju urojnë GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË DHE FESTËN E FLAMURIT!

Atdheu ynë është e mira jonë e përbashkët, është pasuria jonë e çmuar dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm, ndaj jemi 24/7, në çdo skaj të vendit, të gatshëm për t’ju shtrirë dorën e bashkëpunimit, për sigurinë tuaj, për të mirën e Shqipërisë.

Gëzuar festat!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *