Policia arreston 35-vjeçarin i cili rrëmbeu ish të dashurën

Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi ka marrë me forcë në mjetin e tij ish të dashurën. Shtetasi me inicialet A.K., fillimisht ka përndjekur vajzën, dhe më pas e ka futur me forcë në mjetin e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën”, thuhej në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *