Po riparonte një apartament, bie nga kati i katërt i pallatit 40-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në lagjen ”Vasil Shanto”.

Shtetasi i identifikuari me inicialet M. A., është rrëzuar gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti.

Aktualisht 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *