Po prisni me padurim rastin për t’u larguar? Ja data kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Po prisni me padurim që të largoheni nga Shqipëria sepse mendoni se ky vend nuk bëhet? Jeni të pezmatuar duke parë edhe situatën më të fundit politike në vend, mbushur gjithë konfliktualitet dhe urrejtje?

Mos harroni që ka gjithmonë një mundësi shprese… por përtej Atlantikut.

Edhe pse Ambasada Amerikane në Tiranë ende nuk ka njoftuar datën se kur dalin përgjigjet e “Lotarisë Amerikane”, në faqen zyrtare të lotarisë amerikane shihet se data kur të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur është data 8 maj 2021.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.

Duke filluar nga 8 maj 2021, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2022 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Faqja për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane është “dvlottery.state.gov”.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *