Po ndërtonte një “beach bar” pa leje në Velipojë, policia arreston 55-vjeçarin

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot shtetasin Selami Hoxha.

Arrestimi i tij u bë pasi u konstatua duke ndërtuar në një ‘Beach-bar’ me konstrukt druri në Pulaj Plazh të Velipojës, pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

S. H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *