“Po mbledhin prova për skandalin ‘McGonigal'” Berisha: Do udhëheqim revolucionin për përmbysjen e regjimit të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e mbajtur për mediat, paralajmëroi protesta ‘të fuqishme’ kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të udhëheqë një revolucion me një lëvizje të fuqishme popullore.

“Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi. Dhe do mbetet i tillë në historinë e Shqipërisë. Përsëri dhe njëherë vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme popullore të paparë ndonjëherë në Shqipëri” – deklaroi ai.

Berisha u shpreh se kanë nisur mbledhjen e provës për skandalin McGonigal dhe do lidhin bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet e SHBA në lidhje me këtë çështje.

“Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni për shkak të akteve të kryera nga Edi Rama. PD do krijojë komision hetimor parlamentar me qëllimin për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e SHBA-ve në zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur SHBA-të, NATO-n dhe gjithë botën e lirë. PD po mbledh të gjithë informacionin sepse në shkelje flagrante ndaj sanksioneve ndaj mikut të tij rus Deripaska ka vazhduar aktivitetin e tij për katër vite pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA” – tha Berisha.

Ai tregoi se Partia Demokratike ka vendosur të japë kontributin e vet në çështjen “McGonigal”, përgjigjen përfundimtare për të cilën do ta japë drejtësia në SHBA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *