Operacioni anti-drogë në Itali, kokaina çohej e pastër nga Shqipëria, 4 vëllezërit… (Detaje)

Katër vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pas një hetimi ndërkombëtar në Itali, për trafikim droge.

Mediat italiane raportojnë se hetimi nisi gjashtë vite më parë, me zbulimin e një çantë shpine me dy kilogramë kokainë, e hedhur nga një makinë me shpejtësi përgjatë autostradës dhe e gjetur nga policia rrugore e cila më pas arrestoi pronarët.

Numri i përgjithshëm është 119 persona të arrestuar dhe 26 të shpallur në kërkim dhe pjesa e fundit e mega-operacionit ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes me bastisjen në të cilën 43 personat e fundit nën hetim përfunduan në pranga dhe u sekuestruan pasuri me vlerë 4,068,340 euro.

Efektivët e Guardia di Finanza të Brescias ndërhynë në operacionin , i cili në vitin 2017 kishte zbuluar fillimisht dy “fabrika” të kokainës dhe heroinës në Kremones dhe Milano. Droga vinte e pastër nga Shqipëria dhe më pas pritej dhe shpërndahej në veri të Italisë.

Lënda më pas shitej edhe në zonën e Brescias nëpërmjet një grupi kriminal të përbërë nga katër vëllezër shqiptarë nga shtëpia në Palazzolo sull’Oglio dhe prej andej më pas mbërriti në provincat e Bergamos dhe Milanos. Për të fshehur substancat, tregtarët e drogës përdornin makina me motor të mëdha, e i vendosnin në harkun e rrotave, pas targës.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *