Plot 4 shqiptarë do të jenë në fushë…/ Sot përballja mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Shqipëria nuk ka mundur që të jetë prezente me kombëtaren e saj në finalet e këtij Europiani, por kjo nuk mund të thuhet për lojtarët shqiptarë.

Pas debutimit të Shqipërisë në “Francë 2016”, është radha e Maqedonisë së Veriut të debutojë në një kampionat Evropian, ku natyrisht as aty nuk do të mungojnë lojtarët shqiptarë.

Në radhët e kombëtares së Maqedonisë së Veriut luajnë plot 6 lojtarë shqiptarë.

Maqedonia e Veriut bëhet kombi i 35-të i ndryshëm që luan në finalet e një Evropiani, një ditë pasi debutoi Finlanda. Fqinjët tanë do ta nisin Evropianin ndaj Austrisë, ndaj të cilit janë përballur dy herë më herët në eliminatore, por nuk patën sukses.

Sidoqoftë, suksesi i vështirë i Maqedonisë së Veriut në play-off dhe fitorja që tronditi Gjermaninë në mars, ka mobilizuar Austrinë, që e ka marrë seriozisht këtë ndeshje.

Të paktën 4 shqiptarë priten të jenë në formacion, Bardhi, Alioski, Ademi dhe Musliu, ndërsa në stol do të jenë Bejtullai dhe Hasani. Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet nga veteran si Goran Pandev.

Trajneri i Austrisë, Franco Foda, thotë se, Maqedonia e Veriut ka individë që të hapi punë, pa harruar faktin që luajnë me mbrojtës dhe do të jetë e vështirë të çahet.

Për Igor Angelovskin, trajnerin e Maqedonisë së Veriut, ekipi i Austrisë, ka më shumë eksperiencë, por fakti se lojtarët e tij janë më shumë të uritur për sukses, do të jetë pozitive.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *