‘Plas’ pushka në Tiranë/ Një i vrarë dhe 3 të plagosur me armë në një lokal në rrugën ‘Don Bosko’  

Kaq ka mbajtur dhe qetësia dhe atmosfera festive në Tiranë, ku këtë mbrëmje ka kërcitur arma dhe nga një breshëri plumbash ka mbetur një person i vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në një lokal në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Nga të shtënat me armë zjarri paraprakisht raportohet për 1 të vdekur dhe 3 të plagosur, në një kohë që tashmë në vend kanë mbërritur forca policie dhe është bërë rrethimi i zonës.

Lajmi është konfirmuar për më mediat, ku ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në minutat në vijim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *