Plani i qeverisë britanike për strehimin e refugjatëve

Plani i qeverisë britanike për të strehuar emigrantët në baza ushtarake të papërdorura dhe jo në hotele, kanë ndezur më tej tensionet mbi emigracionin.

Ministri britanik i imigracionit, Robert Jenrick prezantoi planin, i cili synon të parandalojë njerëzit pa dokumente që kalojnë Kanalin La Mansh nga Franca me varka të vogla, pjesë e goditjes ndaj refugjatëve dhe azilkërkuesve që hyjnë në vend.

Mirëpo, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dënuan propozimin e ri, duke e quajtur si “skema më e fundit mizore” e Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër ligjvënësit e opozitës thanë se kjo sinjalizon “dështimin” e qeverisë për t’u marrë me kërkesat për azil në Britani

“Të gjithë ne meritojmë sigurinë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një komuniteti, veçanërisht njerëzit që janë përballur me beteja të paimagjinueshme dhe po rindërtojnë jetën e tyre në Britani. Kjo është një dredhi e kësaj qeverie për të hequr vëmendjen nga çështjet reale që prekin komunitetet tona,” tha për CNN Mary Atkinson, menaxhere e fushatave dhe rrjeteve në Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *