Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë Lungomares. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ergys Lika. Policia e Vlorës njoftoi se i plagosuri është paraqitur rreth orës 19:55 në spitalin e Vlorës, i plagosur në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deklarata e policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *