Plagosja në Mat/ Zënkë për motive të dobëta, në kërkim autori

Një zënkë për motive të dobëta ka çuar deri në përdorimin e armës në Mat. Teksa ishin duke pirë në lokal Bashkim Koçi dhe Akil Dedja u konflikuan me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë, Koçi plagosi me armë zjarri Akil Dedjan. Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Plagosja ndodhi rreth orës 04:30 ndërsa janë shoqëruar 8 persona në polici.

Akil Dedja u paraqit në spital për mjekim dhe vuri në lëvizje policinë për të identifikuar e më pas për të gjetur autorin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *