Pistë e re hetimi në vrasjen e të riut? E dashura e Toshkëzit: Nuk më ngacmoi Axeli…

Axel Hoxhaj, i cili u në burg ditën e sotme duket se nuk ka qenë personi që ka ngacmuar të dashurën e Stiven Toshkëzit, të cilin e vrau me thikë më datë 18 prill.

Dëshmia e vazjës ka zbuluar se ajo ngacmohej nga një tjetër mik i Hoxhajt, i identifikuar si Arbër Murataj.

Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit duke e kanosur dhe gërvishtur me thikë.

“Jam ngacmuar nga një mik i tij, Arbër Murataj,”– ka thënë vajza.

Vetë Hoxhaj nuk ka dhënë sqarime por është shprehur se do të flasë një herë tjetër. Në burg ndodhet edhe shoku i Hoxhajt, Ensi Maze që akuzohet për vrasje e kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *