Pete Davidson fshin tatuazhin dedikuar Kim Kardashian?

Pete Davidson me sa duket po fshin të kaluarën e tij me Kim Kardashian. ‘Tmz’ raporton se aktori ka fshirë tatuazhin kushtuar ish-it. “My girl is a lawyer” (Vajza ime është një avokate), ishte tatuazhi i tij. Pete u pa së fundmi në xhirimet e serialit të tij të ardhshëm komedi “Bupkis” në New York dhe ai kishte një fashë në qafë. Kim i quajti tatuazhet e tij shumë të lezetshme, por gjithashtu i tregoi të gjithëve se ai ishte një djalë tatuazhesh.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund lidhjes së tyre por kjo s’do të thotë që dyshja të mos flasin mirë për njëri-tjetrin. Më herët, Kim ka folur për komedianin e njohur gjatë intervistës me prestigjiozen “Interview”. “Ai është i lezetshëm”,- nënvizoi Kim. “Ai është me të vërtetë është një person kaq i mirë. Jam e emocionuar për atë që ai ka sjellë”,- përfundoi Kim.

Sipas ‘Radar Online’, gjërat po ecnin paksa shumë shpejt për yllin e “Keeping Up With The Kardashian”, e cila filloi të takohej me Davidson në fund të vitit 2021. E ndërsa ajo kishte shpresuar të ngadalësonte gjërat për sa i përket romancës së tyre, aktori dyshohet se e trembi atë duke i propozuar për martesë.

“Ai është i shkatërruar. Të gjithë e paralajmëruan se ajo do ta largonte, por ai nuk e dëgjoi”,- tha burimi. “Mos harroni, ky është i njëjti djalë që i propozoi Ariana Grandes pas vetëm disa javësh. Pete nuk mësoi asgjë nga ajo marrëdhënie.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *