Përshkallëzohet situata në kufi me Azerbajxhanin, ‘masakrohen’ 15 ushtarë armenë

Situata në kufi me Arzebajxhanin është përshkallëzuar, ku kanë mbetur të vrarë 15 ushtarë armenë.

Lajmine  ka bërë të ditur kryetari i Komisionit të Përhershëm për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit Armen, Eduard Aganzanyan ndërsa më herët ishte lajmëruar se edhe 12 ushtarë janë kapur nga Azerbajxhani.

Armenia i ka bërë thirrje Rusisë që të ndihmojë në mbrojtjen e integritetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit, duke njoftuar se midis forcave azere dhe armene po zhvillohet një përplasje e ashpër kufitare.

Nga ana e saj Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit, në një deklaratë ka fajësuar Armeninë për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve në kufijtë e dy vendeve.

/Burimi:BBC News/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *