Përse u kritikua kaq shumë Kim Kardashian në festën e modeles së njohur?

Kim Kardashian u kritikua për paraqitjen e saj në festën e Krishtlindjeve të Paris Hilton gjatë fundjavës, pasi u shfaq e veshur me një bluzë koncerti të shkurtër dhe pantallona lëkure të zeza, ndërsa të gjithë të pranishmit dukeshin se kishin pamje festive në të kuqe dhe jeshile.

Themeluesja e ‘Skims’, e cila duket se kishte ardhur direkt nga ‘bar mitzvah-i’ i nipit Mason Disick, pozoi për foto pranë yllit të “Simple Life”, e cila kishte veshur një fustan “Self-Portrait” me dantella të kuqe dhe taka të larta me kristal argjendi.

Motra e Paris, Nicky Hilton u vesh me një fustan me lule në nuancat e festave, ndërsa mamaja Kathy Hilton zgjodhi një fustan me ngjyra kuq-jeshile të gjatë me një fjongo të kuqe festive.

“Mamaja ime organizon gjithmonë festat më ikonike”, ka shkruar Paris në fotot e postuara nga mbrëmja. “Më pëlqente të festoja fundjavat me familjen dhe miqtë”

Por Kim u tall pa mëshirë në seksionin e komenteve për veshjen e saj të papërshtatshme.

“Veshja e Kim është për një koncert rock, jo një festë Krishtlindjesh,” shkroi njëri, ndërsa një tjetër shtoi, “A nuk e kuptoi Kim kodin e veshjes së festës?”

“Të gjithë ishin veshur bukur dhe Kim duket si një adoleshente 15-vjeçare që u detyrua të shkonte në festën e prindërve të saj”, shkroi një i tretë, ndërsa një tjetër thjesht pyeti: “Cfarë dreqin po vesh Kim?!”

Të tjerë e etiketuan pamjen e superyllit si “qesharake”, “të tmerrshme” dhe “mosrespektuese”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *