Përplasjet në Veri/ Ministri i Brendshëm i Kosovës: Qytetarët mos të bien pre e provokimeve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës, ku në ‘Facebook’ u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve të grupeve kriminale.

Ministri po ashtu ka falënderuar policinë e Kosovës për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën dhe shton se institucionet do të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pa kompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë.

Postimi i plotë:

Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë.

Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *