Përplasjet në veri/ Ambasadori Rohde kërkesë Kurtit: Punoni urgjentisht rreth kërkesave të BE-së

Jörn Rohde, ambasadore i Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar sërish nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.

E ato kërkesa të BE-së janë çtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë në Twitter teksa ka komentuar takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.

QUINT-i përmes një deklarate të përbashkët e kishte fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri, duke thënë se “ato veprime ishin të njëanshme”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *