Përplasjet në PD/ Bardhi njofton mbledhje të grupit parlamentar demokrat

Në prag të mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së ku do të konfirmohet edhe vendimi i kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje të grupit parlamentar demokrat.

Në telefonat e deputetëve, shumica e të cilëve ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 29 korrik, ka mbërritur një mesazh ku i njofton për mbledhjen e sotme, në fund të të cilës do të ketë edhe një qëndrim për Këshillin Kombëtar që mblidhet nesër.

“Në orën 14:00 Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD. Ne fund te mbledhjes pritet deklarate. Do te diskutohet për situatën në PD zyrtare, vendimet e kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar deputetëve.

Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e thirrur nga kryesia do të zhvillohet në datën 20 qershor në sallën Classic të Hotel Tirana International, në orën 12.00. Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të jenë prezent në këtë mbledhje me shumë rëndësi për Partinë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *