Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD-së i disa deputetëve / Përplasje në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se do të padisë kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi emri i tij dhe i disa deputeëve të tjerë, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk figuron në Grupin Parlamentar të PD-së. Ai ka kërkuar t’i paraqitet shkresa në të cilën tregohet se kërkuar largimin nga grupi.

“Që nga nesër zonjë do të bëj gati një padi në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të ligjit dhe për mënyrën sesi ju silleni në Kuvend, sikur të jetë mejhane e jo Parlament”, u shpreh Noka. Deputeti tregoi se në listën e grupit parlmentar mungonin edhe emrat e Albana Vokshit dhe Sali Berishës.

Kryetarja e Kuendit, në përgjigje të këtyre akuzave është shprehur se detyra e saj është vetëm të japë njoftimin në seancë, ndërsa i takon grupit parlamentar të përjashtojë ose jo deputetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *