Përhapet një tjetër variant i ri i Covid-19, 5 viktima në Mbretërinë e Bashkuar

Varianti i ri i Covid, i quajtur “Arcturus” është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar. ‘The Sun’ raporton për pesë viktima nga ky virus, të cilët kishin probleme të rënda shëndetësore më parë.

Deri më tani ky variant i ri i Covid është përhapur në 20 vende të tjera, përfshirë dhe SHBA-në. Ndërsa në disa vende të Indisë janë kthyer përsëri rregullat e maskave në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre.

Emri zyrtar i këtij virusi është  XBB.1.16, ndërsa shkencëtarët shprehen se ky virus është shumë infektues dhe potencialisht më i përhapur se variantet e tjera në qarkullim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *