Përfundon sot afati për dorëzimin e kandidaturave/ Kush janë 3 kandidatët në garë për kreun e ri të SPAK?

Përfundon sot afati për dorëzimin e kandidaturave për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në garë mbeten tre emra që deri më tani kanë shprehur edhe zyrtarisht dëshirën për të qënë pasues të Arben Krajës të cilët janë: Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme në dy mbledhje që pritet të zhvillohen në Nëntor dhe mesin e Dhjetorit kur do intervistohen.

Sjellim në vëmendje se Kreu i SPAK, Arben Kraja përfundon në dhjetor mandatin e tij 3-vjeçar në krye të Strukturës së Posaçme për Hetimin e Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar në çdo nivel.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje gëzon vetëm 1 mandat, kështuqë Kraja do të mbetet prokuror i SPAK deri më 18 dhjetor.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë i prokurorisë emëroi më 19 dhjetor të vitit 2019 Arben Krajën si drejtues të ri të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *