Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Tiranë

Një makinë në Tiranë ka marrë flakë në ecje. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur disa momente më parë, te Liqeni Artificial, ndërsa policia ka njoftuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *