Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati në Tiranë

Një apartament në katin e tetë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën “Ibrahim Rugova”. Sipas policisë apartamenti në pronësi të G. S. është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Policia deklaron se vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *