Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e gjashtë të një pallati tek ‘Rruga e Dibrës’ në Tiranë. Policia sapo është sinjalizuar, ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Zjarrfikëset aktualisht po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë përfshirjen e flakëve. Nga zjarri nuk rrezikohet jeta e banorëve, pasi ata janë evakuuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2021, në ‘Rrugën e Dibrës’ ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *