Përfshihet nga flakët banesa në Berat

Një zjarr ka rënë në një ballkon të një banesë në lagjen “Kala” në Berat.  Zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr dhe ishin larguar nga banesa.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës që ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, duke lokalizuar shpejt flakët.

Zjarri u shuar në një kohë të shkurtër, duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Agron Kasimi nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme brenda në banesë, i vetmi ambient që pësoi dëme materiale nga zjarri ishte ballkoni, ku ndodhej soba.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *