Përdoruese e ‘photoshop’/ Fansat vënë sërish në ‘shenjestër’ Kim Kardashian

Modelja e njohur Kim Kardashian është padyshim një ndër femrat më të përfolurat në mediat ndërkombëtare rozë.Së fundmi ajo është akuzuar sërish se ka përdorur ‘photoshop-in’, në një foto të publikuar të mërkurën ku shfaqet e veshur me një palë bikini ‘Skims’.

Kim postoi një foto me të brendshmë nudë ku dukej mjaft seksi me format e saj të kolme, mirëpo ndjekësve e saj në instagram kanë vënë re 42 vjecarja ka përdorur photoshop, pasi modeles i mungonte gishti i saj i mesit dhe beli i saj dukej shumë më i harkuar.

Kim mori shumë komente ku një pjesë e fansave vunë në dukje se sa seksi dukej nëna e katër fëmijëve ndërsa të tjerë theksuan se sa keq ishte edituar fotografia.

Disa nga fansat e Kardashian e mbrojtën atë në komente, duke shpjeguar se gishtat e saj mund të shtrembërohen për faktin se e mban një pajisje në telefon. Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për të tilla gjëra. Themeluesja e “Skims’ dhe anëtarët e saj të familjes janë akuzuar shpesh për mënyrën se si e përdorin ‘photoshop’-in po mesa duket kjo nuk do ndikojë në postimin e fotografive siç ato duan.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *