Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon KMD: Dënojmë aktin çnjerëzor!

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar për abuzimin seksual që pesë burra i bënë një 15-vjeçareje në Mirditë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Komisioneri tha se dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit Policinë e Shtetit për një hetim rigoroz.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes medieve të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture. Komisioneri Dr. Robert Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve”, citohet nga deklarata.

Në deklaratë thuhet se është e rëndësishme që të miturës t’i ofrohet një përkujdesje e psikologjike e specializuar nga ana e strukturave shtetërore.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje për të miturën dhe familjen e saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve”, thuhet në deklaratën e Komisionerit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *