Përballja Sevilla-Roma, festojnë italianët/ Dybala zhbllokon finalen

Sevilla dhe Roma përballen sot në finalen e Ligës së Europës, e cila luhet në Budapest.

Italianët kanë marrë avantazhin e sfidës në minutën e 35-të.

Për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho realizoi Paolo Dybala.

Gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *