“Për ty po mendoj”, Jakup Krasniqi i uron ditëlindjen gruas me fjalët më të ëmbla

Jakup Krasniqi i ka dërguar një letër urimi gruas së tij për ditëlindje. Letrën e ka zbuluar Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! Jakup Krasniqi 15 Maj, 2021”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë. Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të Drejtës Ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *