Peleshi: Mbështetje për Bashkitë, fond 4 milionë dollarë për fatkeqësitë natyrore

Ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur në dispozicion 4 milionë dollarë për parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Lajmi është bërë i ditur nga Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku i bën ftesë të gjitha bashkive të vendit për të aplikuar në programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.

Peleshi ndër të tjera ka thekuar se ky fond mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë, vetëm nëse do të paraqesin projektet për marrjen e masave parandaluese.

“Ky fond me vlerë totale 4 milionë $, mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile”, tha ministri.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *